Sei in : Storia

Historiku

Andrea De Luca, linde me 29 Mars 1890 dhe vdes me 2 Tetor 1965. Me 28 Tetor 1901, njëmbëdhjetë vjeçar, vetëm dhe me pak kursime, merr anijen për nè Amerike. Nè New Haven, nè Konektikat, ai arriti të punësohesh nga Trunk Bross, një industri grafike e rëndësishme në të cilën mësoj zanatin e stampimit; pasion që do ndjeki për tërë jetën.
Të asaj eksperience ruajm një fotografi të zverdhur nga koha: e tregon me rroba pune, përballë një makine shtypi.

Me 1924, këthehet në të dashurën Amalfi dhe, me kursimet që kishte mbledhur, vendos të blej një tipogarfi të vjetër. Në kohë me siguri të vështira, ai angazhohet ti mësoj zanatin shum djemave, duke i shpëtuar nga rruga dhe vështirësitë dhe për ti garantuar një të ardhme dinjitoze.

Cilësia profesionale, korrektësia, dhe ndershmëria e tij u vlerësuan menjëherë. Sidomos nga Kryepeshkopi Monsinjor Ercolano Marini, edhe sot i nderuar për karizmin e tij, doktrinën, ndjeshmërin dhe mençurin, i cili i dorëzoj shtypjen e traktateve teologjike të tij: vëllime shum të kërkuara dhe të vlerësuara edhe sot në tregun bibliografik.
Marrëdhënia me Monsinjor Marini ishte e tillë sa Andrea De Luca mori titullin “Tipografi i kryepeshkopit”.

Ai ishte miku i artistëve dhe i shkrimtarëve: i këshillonte, i nxiste, sidomos nëse ishin në fillim të karrierës i ndihmonte për botimin e veprave të tyre. “Buzëqeshja e sjellshme, respekti i përzierë me nderim për shkrimtarin – do të thotë Domenico Irace në libri e tij “Figure e ritratti della mia terra” – i japin fizionomisë së tij diçka që ta bënë simpatik.
Kur, në vitin 1960, kompania, tani e hedhur drejt një pamje industriale, u transferua në Salerno, në rrugën S. Leonardo, Andrea De Luca, edhe pse s’deshironte të largohesh nga vendi i tij, me të cilin ndihesh i lidhur thellësisht, pranoj projektin dhe kurr s’ndaloj të ndiqte realizimin e tij, në xhdo fazë, me urtësi dhe zgjuarsi si një patriark i vjetër.
Nga viti 1980, “Kompania Grafike dhe e Letrës De Luca” u vendos përfundimisht në fabrikën e re, mbi një sipërfaqe me gjashtëmbëdhjetë mijë metra katrorë, në ish rrugën D. Cioffi (sot Viale Andrea De Luca); në fakt jemi të nderuar që administrata e komunës së Salernos vendosi të quante rrugën, që dërgon tek fabrika jonë, Via Andrea De Luca.
Në këtë mënyrë, qyteti i Salernos nderoj një protagonist i veçantë të rritjes ekonomike dhe sociale të Salernos.

Si fëmijë dhe nipër të themeluesit, besnik ndaj vlerave që ai na ka transmetuar, dhe krenar për homazhin që qyteti i Salernos i ka dedikuar, deshirojmë të hecim para me të njejtin pasion, përkushtim, dhe profesionalizëm që karakterizonin Andrea De Luca.

Nga një shuplakë … një fabrikë e madhe: "nga Giuseppe De Luca" – Kliko këtu

NJE NDERIM PER THEMELUESIN: "TIPOGRAFI IM" - Kliko këtu

Në kujtim të Giuseppe De Luca, nga Sigismondo Nastri. Lexo faqen në format PDF – KLIKO KETU

De Luca S.p.A.
De Luca S.p.A.
De Luca S.p.A.
De Luca S.p.A.
De Luca S.p.A.
De Luca S.p.A.
Foto Storica De Luca Cartaria
Foto Storica De Luca Cartaria
Foto Storica De Luca Cartaria
Foto Storica De Luca Cartaria
Foto Storica De Luca Cartaria
Foto Storica De Luca Cartaria
Foto Storica De Luca Cartaria
Marchio Storico De Luca Amalfi
Paper produced by De Luca in '50/'60 years
Italian paper company